Përhapi thashethemet për një marrëdhënie mes Kanye West dhe Jeffree Star, nëna e Kim Kardashian paralajmëron Ava Louise: Hesht dhe hiq dorë ose…

Bota e Yjeve

Përhapi thashethemet për një marrëdhënie mes Kanye West dhe Jeffree Star, nëna e Kim Kardashian paralajmëron Ava Louise: Hesht dhe hiq dorë ose…

Më: 14 janar 2021 Në ora: 07:57
Ava Louise

Pak ditë më parë, ylli i TikTok-ut, Ava Louise zbuloi se ishte ajo që kishte përhapur thashethemet se Kanye West e kishte tradhtuar Kim Kardashian me Jeffree Star.

“Thjesht mashtrova gjithë botën për të folur sërish për mua, sepse isha shumë e mërzitur. Ne të gjithë u argëtuam, apo jo? Jeni të mirëpritur për memet”- tha Ava në videon që publikoi.

Ndonëse Louise pretendon se e gjithë kjo situatë e shkaktuar prej saj është hedhur pas kahëve, familja e Kim Kardashian nuk mendon kështu.

“Daily Mail” shkruan se Kris Jenner i ka dërguar një letër paralajmëruese Avës, ku i kërkon të heshtë dhe mos të merret me Kim dhe Kanye.

Louise ka thënë se menaxheri i saj mori një letër nga Jenner Communications, kompania e Kris Jenner. Në letër thuhet se Louise duhet të ndalojë së akuzuari Kim Kardashian dhe Kanye West ose ajo mund të përballet me ligjin.

Louise i tha “DailyMail” se nuk është aspak e befasuar nga paralajmërimi, as nuk është e frikësuar. Ajo tha se ata po përpiqen të mbrojnë imazhin e familjes.

Pasi thashethemet morën dhenë, Jeffree postoi një video një kanalin e tij të YouTube, me titull “Sqarimi i situatës me Kanye”, në të cilën ai i quajti akuzat “budallalliku më i madh që kam lexuar ndonjëherë gjatë gjithë jetës sime”.

Më pas i mohoi kategorikisht akuzat se ka fjetur me Kanye. Sakaq, as Kim e as Kanye nuk kanë reaguar publikisht rreth këtij lajmi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat