Po filmonte me kamera kur … Olta Gixhari na zbulon për herë të parë portretin e Amar

Bota e Yjeve

Po filmonte me kamera kur … Olta Gixhari na zbulon për herë të parë portretin e Amar

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:27
Olta Gixhari

Olta Gixhari publikon shpesh pamje dhe video me vogëlushin e saj, Amar.

Por aktorja shqiptare e ka ruajtur gjithmonë me fanatizëm portretin e djalit, duke mos dashur ta bëjë publik imazhin e tij.

Megjithatë në një video të publikuar së fundmi, ajo na tregoi pak nga portreti i Amar.

Olta Gixhari po filmonte ambientet e një lokali me të birin në krahë, kur në një moment ai kthen kokën duke treguar fytyrën para kamerës.

Menjëherë aktorja e lëvizi kamerën për të mos zbuluar më shumë nga portreti i Amar.

Olta Gixhari prej disa kohësh është zhvendosur për të jetuar në Spanjë së bashku me partnerin e saj misterioz.

Ajo ka vendosur të mbajtë të fshehtë identitetin e tij, ndërsa pak kohë më parë publikoi një foto ku nuk i mbulonte imazhin.

Në imazh, ata shihen të ulur në një karrocë dhe shkëmbejnë puthje në buzë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat