Demi Rose ‘ngacmon’ imagjinatën e ndjekësve, del pa reçipeta në temperatura minus

Bota e Yjeve

Demi Rose ‘ngacmon’ imagjinatën e ndjekësve, del pa reçipeta në temperatura minus

Më: 14 janar 2021 Në ora: 23:16
Demi Rose

Ajo gjatë këtyre ditëve ka ndarë fotografi të bujshme, me të cilat dokumentonte qëndrimin e saj në Ibiza, shkruan Daily Mail.

Demi Rose ishte e sigurt të ‘ngacmonte’ derisa u shfaq pa sytjena e veshur me një xhaketë rozë të skijimit, të cilën e ndau në Instagram, të mërkurën.

Modelja, 25-vjeçe mori vëmendje me pallton e zbërthyer, duke treguar dekoltenë e saj.

Demi kisht lidhur një pjesë të flokëve lart, ndërsa kishte vendosur një shirit prej gëzofi, për të plotësuar në mënyrë të përsosur veshjen e sezonit të dimrit.

Ajo kishte vendosur një grim të lehtë, për t’ia theksuar tiparet e saj të bukurisë.

Modelja aktualisht po qëndron në Es Vedra në Ibiza, në mes të bllokimit dhe ka postuar imazhe pozitive në mes të pandemisë së koronavirusit.

Në mbishkrimin që ia la një fotoje, Demi shkroi “U zgjova, kam rroba të veshura, ujë, ushqim për të ngrënë. Jeta është e mirë. Jam mirënjohëse”.

Zeshkanja së fundi ka deklaruar se kur ishte 14 vjeçe e kishin ngacmuar në shkollë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat