Getinjo i kthen përgjigjen epike ndjekësit

Bota e Yjeve

Getinjo i kthen përgjigjen epike ndjekësit

Më: 15 janar 2021 Në ora: 11:00
Getinjo

Getinjo është një prej emrave më të njohur e të komentuar të repit shqiptar, i cili është thuajse gjatë gjithë kohës në kontakt me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

Shpesh në llogarinë e tij reperi ndaj video të tijat ku këndon rep freestyle, siç ka bërë edhe disa orë më parë. Në tekstin e tij, Getinjo flet për paranë dhe s’mund të mungonte edhe një koment negativ nga njëri prej ndjekësve.

Ai e quan Getinjon ‘mendjemadh’ dhe shprehet se kur nuk kishte para, reperi ishte njeri më i thjeshtë.

Mendoni se u bezdis nga ky koment? Aspak! Getinjo i ka kthyer ndjekësit përgjigjen epike, pa e çarë kokën shumë.

Disa javë më parë, Mozzik dhe Getinjo lançuan këngën e tyre të re të titulluar “El Chapo”. Menjëherë pas publikimit, kënga u kthye në hit që nisi të dëgjohej kudo nga shqiptarët dhe deri tani, kënga i ka kaluar 8.6 milion klikime në Youtube.

Image
Komentet
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat