Tayna sjell imazhe atraktive nga prapaskenat e “Moona”

Bota e Yjeve

Tayna sjell imazhe atraktive nga prapaskenat e “Moona”

Më: 16 janar 2021 Në ora: 15:14
Tayna

Tayna shkëputi disa fotografi nga prapaskenat e klipit.

Rep-artistja Tayna e nisi vitin me një projekt muzikor, i cili njëherësh është i pari ndërkombëtar për të.“Moona”, titullohet kënga e re e Taynës, për të cilën bashkëpunoi me artistin e njohur francez, L’Algerino.

Së fundi, reperja ndau me ndjekësit disa fotografi të shkrepura gjatë xhirimeve të klipit të kësaj kënge, ku vjen shumë tërheqëse.

Kënga “Moona” ka dy ditë që u publikua në kanalin YouTube dhe deri tani ka marrë 1.2 milionë klikime.

Tayna ka të finalizuara edhe disa këngë të reja, të cilat pritet t’i lansojë së shpejti. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat