Xhemi, Orinda, Bieta e paskan bërë me fjalë: Destinacioni, dëbora dhe Korça

Bota e Yjeve

Xhemi, Orinda, Bieta e paskan bërë me fjalë: Destinacioni, dëbora dhe Korça

Më: 16 janar 2021 Në ora: 16:03
Xhemi, Orinda, Bieta

Fundjava i ka gjetur vajzat e ekranit në destinacione ku ka mbërritur tanimë bora e parë. Xhemi Shehu, Bieta Sulo e Orinda Huta kanë ndarë individualisht në llogaritë e tyre pamjen më të bukur pas xhamit të dritares, ku duket se gjithçka e ka mbuluar bardhësia.

Xhemi ka zbuluar se ndodhet në Korçë së bashku me miken e saj, Orindën, të cilës është përpjekur t’i qëllojë fotot e duhura. Ato kanë ndarë në ‘Instastory’ dhe disa momente duke shijuar filxhanët e ngrohtë dhe lojërat zbavitëse.

Ndërsa Bieta ka zgjedhur të vizitojë Voskopojën së bashku me familjen e saj, Albanin dhe dy fëmijët, me të cilët ka publikuar disa poza në mesin e dëborës pak minuta më parë.

Të qeshura dhe me njerëzit e dashur pranë, Xhemi, Bieta dhe Orinda duhet t’ia kenë bërë për zili të gjithë atyre që borë nuk panë këtë fundjavë. Megjithatë është e sigurt të gjithëve i shijon njësoj bardhësia, si kur gjendesh në mesin e saj e si kur e sheh nga fotot që të ofron dritarja e ‘Instagram-it’.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat