Një lidhje e re në horizont? Miley Cyrus fotografohet buzë detit me një mashkull misterioz

Bota e Yjeve

Një lidhje e re në horizont? Miley Cyrus fotografohet buzë detit me një mashkull misterioz

Më: 17 janar 2021 Në ora: 06:44
Miley Cyrus

Miley Cyrus është përfolur shumë për jetën e saj private, për lidhjet dhe ndarjet e shpeshta që ka pasur kohët e fundit.

Ndërkohë, para pak ditësh këngëtarja është kapur mat përkrah një djali të panjohur.

“The Sun” ka publikuar disa foto, në të cilat Miley shihet duke shëtitur buzë detit me djalin në fjalë.

Image

Në foto ata shihen të veshur shumë thjesht, ndërkohë që kapin me celular pamjen e bukur të detit në Malibu.

Nuk dihet nëse kanë nisur një lidhje romantike së bashku, sepse në fotot e publikuara nuk ka ndonjë shenjë që mund të çojë drejt këtij përfundimi.

Mirëpo duhet thënë se këto imazhe i kanë habitur jo pak fansat e Miley-t, që nuk e kanë parë në shoqërinë e ndonjë mashkulli që pas ndarjes nga Cody Simpson.

Image

Kujtojmë se para disa javësh, Miley u shpreh në një intervistë se dëshiron të krijojë një lidhje të re, por kërkon një njeri të mërzitshëm.

Në vitin 2018-të, Cyrus vendosi të martohej me Liam Hemsworth pas një lidhjeje 11-vjeçare, por martesa e tyre zgjati shumë pak dhe ata u divorcuan.

Pas ndarjes nga Liam ajo u lidh me personazhin e famshëm të televizionit, Kaitlynn Carter. Por dhe marrëdhënia me të nuk zgjati shumë.

Image

Më pas ajo nisi një romancë me mikun e saj të fëmijërisë, Cody Simpson, por edhe me atë u nda në gusht të 2020-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat