Xhemi Shehu ndan foton e rrallë plot dashuri me bashkëshortin!

Bota e Yjeve

Xhemi Shehu ndan foton e rrallë plot dashuri me bashkëshortin!

Më: 17 janar 2021 Në ora: 07:23
Xhemi Shehu

Xhemi Shehu është një prej moderatoreve shqiptare më diskrete përsa i përket jetës së saj private. Ajo preferon që ta mbajë atë sa më larg syrit kurioz të publikut.

Madje të gjithë jemi dëshmitarë se si Xhemi ka preferuar që bashkëshortin e saj ta mbajë sekret dhe asnjëherë nuk ka publikuar në rrjetet sociale foto së bashku me të.

Bashkëshortin e Xhemit e njohim vetëm nëpërmjet fotove të kapura nga paparacët, gjatë pjesëmarrjes së tyre në evente të ndryshme publike. Në llogarinë e saj në Instagram, kemi parë herë pas here foto të Xhemit me dy djemtë, të cilët i ngjasojnë shumë mamasë së tyre, por jo të partnerit.

Në muajin tetor, ajo e ka bërë “zemrën gur”, duke ndarë në Instastory një foto nga larg të bashkëshortit. Ai shfaqej duke ecur krah njërit prej djemve të tyre, teksa shijonin së bashku kohën e familjes.

Një përjashtim ajo e ka bërë edhe sot, duke postuar sërish një foto ku nuk duket portreti i tij. Siç e kemi parë në rrjetet sociale bukuroshja bjonde ndodhet në Korçë, ku po shijon borën e parë të këtij viti.

E me atë rast, e gjendur në një atmosferë të bukur, Xhemi na ka qerasur me një foto të saj dhe partnerit. Ata shihen duke bërë një selfie dhe janë me kurrizë, e si duket dikush i ka fotografuar. Ervisi shihet se ka përqafuar Xhemin teksa në foto duket edhe pamja nga Katedralja e Korçës.

Ndonëse jo me portret dhe pa asnjë mbishkrim, e pranojmë se kjo foto është kaq e bukur dhe transmeton shumë dashuri.

Image
Insta

Duke qenë se ka profil të ulët në publik, për Elvisin dihet vetëm që është biznesmen. Ai është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njëjtës dorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat