Dojna na tregoi disa detaje që nuk i dinim rreth lidhjes me Vlashentin!

Bota e Yjeve

Dojna na tregoi disa detaje që nuk i dinim rreth lidhjes me Vlashentin!

Më: 17 janar 2021 Në ora: 08:27
Dojna Mema

Dojna Mema u shkëput nga ekrani i “Top Channel” disa muaj më parë dhe u shpreh se si çdo eksperiencë në jetë ka një fillim e një fund dhe prandaj vendosi të largohej e të hiqte dorë nga “Pop Culture”. Mirëpo disa javë më parë i habiti të gjithë lajmi se Dojna do të rikthehej sërish në ekranin e “Top Channel”, por me një projekt tërësisht të ri.

Dojna moderon tashmë spektaklin e ri të talenteve, që do i dedikohet tërësisht kërcimit dhe do të mbajë titullin “Just Dance”. Ky program mban autorësinë e Graciano Taganit dhe pjesë e jurisë do të jenë Albi Nako dhe Enada Hoxha.

Sot, disa javë pas rikthimit në televizion, Dojna ka menduar të bëjë një ndryshim në look. Ajo është bërë totalisht brune dhe duket kaq e bukur.

Ndërkohë, moderatorja ka gjetur edhe pak kohë për të bërë një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram. Ndër të tjera ajo ka treguar se më në fund ajo ka shtuar pak në peshë dhe kjo ka ndodhur falë shkëputjes nga televizioni.

Mirëpo, shton se me rikthimin në ekran do dobësohet edhe më shumë.

E pyetur rreth Vlashentit, ajo ka zbardhur disa detaje rreth raportit të saj me Vlashentin. Ndonëse ata kanë zyrtarizuar tashmë lidhjen, dimë pak rreth tyre. Dojna ka treguar se për pak muaj bëjnë 3 vite së bashku, por ka kursyer hollësira të tjera.

Ndërkohë, në 2018 ajo ka patur për herë parë të ftuar Vlashentin dhe fansat kanë qenë kuriozë nëse asokohe ata ishin të lidhur.

Image
Insta

Por, jo nuk kanë qenë. Moderatorja ka treguar se atëherë ishin takuar për herë të parë… për të mos u ndarë më!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat