Yllka Kuqi njofton se po rikthehet me këngë të re, ndërsa vë në pah format trupore në fotografitë e reja

Bota e Yjeve

Yllka Kuqi njofton se po rikthehet me këngë të re, ndërsa vë në pah format trupore në fotografitë e reja

Më: 17 janar 2021 Në ora: 12:09
Yllka Kuqi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, vazhdon të jetë personazh shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjete sociale.

Ajo vetëm në Instagram numëron 131 mijë ndjekës, ndërsa i mban të azhurnuar vazhdimisht për më të rejat në jetë e po ashtu edhe në karrierën profesionale.

Artistja nga Gjakova duket se po rikthehet pas një kohe të gjatë me projekt të ri muzikor, marrë parasysh që bëri një pauzë për më shumë se dy vite.

Kjo pasi gjatë vitit të kaluar u bë nënë për herë të parë dhe i ishte përkushtuar më shumë vajzës së saj, Luizës.

Megjithatë, Yllka së fundmi ka ndarë disa fotografi të reja në rrjete sociale me anë të të cilave tregon se po vjen me këngë të re.

“Së shpejti”, ka qenë përshkrimi i njërës prej imazheve.

Megjithëse nuk ka zbuluar më shumë për fansat, këta të fundit duket se mezi po presin për rikthimin e 38 vjeçares.

Theksojmë që Yllka përgjatë vitit të kaluar është rikthyer në Kosovë, meqë për një vit ishte së bashku me bashkëshortin e vajzën në Kanada.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat