Arbenita Ismajli nuk njihet në këtë foto të vjetër!

Bota e Yjeve

Arbenita Ismajli nuk njihet në këtë foto të vjetër!

Më: 17 janar 2021 Në ora: 13:45
Arbenita Ismajli

Modelja Arbenita Ismajli është një ndër vajzat më bukuroshe shqiptare, e cila po ndjek karrierën e saj në modeling jashtë vendit.

Bukuroshja e cila po shijon prej kohësh një histori dashurie me Feron, komentohet shpesh për tiparet e saj tërheqëse dhe format seksi.

E shohim gjithmonë të kuruar në rrjete sociale dhe e admirojmë për bukurinë e saj natyrale, por sigurisht që e dini që modelja s’ka qenë njësoj vite më parë.

Herë pas here, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto ku shfaqet në moshë të vogël, mirëpo foton e fundit që ka publikuar në InstaStory s’e kishim parë kurrë.

Arbenita ka ndarë një foto familjare ku shfaqet me motrat e vëllain, por e gjeni dot cila është modelja?

Është pikërisht vogëlushja që duket si djalë, me flokët e prera shkurt dhe sytë e mëdhenj si bajame.

Kujtojmë se disa javë më parë u raportua se Arbenita dhe partneri i saj Fero kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Ata i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, por këtë gjë e dinë një rreth shumë i ngushtë i familjarëve e miqve të tyre.

Megjithatë, ende nuk kemi një lajm zyrtar nga çifti, përveç fotove romantike që ndajnë me njëri-tjetrin në Instagram.

Image
Arbenita Ismajli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat