Rita Ora uron Michelle Obama me rastin e ditëlindjes, e quan mbretëreshë atë

Bota e Yjeve

Rita Ora uron Michelle Obama me rastin e ditëlindjes, e quan mbretëreshë atë

Më: 17 janar 2021 Në ora: 16:20
Rita Ora

Rita Ora ka uruar Michelle Obamën me rastin e ditëlindjes.

Michelle Obama sot feston 57-vjetorin dhe këngëtarja shqiptare ka menduar për të një dedikim të veçantë.

Rita Ora ishte ajo e cila e uroi me fjalët më të ëmbla gruan e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Image

Këngëtarja e cilëson Michellen si një mbretëreshë, shoqe dhe inspirim i madh për të gjitha femrat në botë.

“Urime ditëlindja për një mbretëreshë tjetër, shoqe dhe një inspirim për të gjithë ne”, shkroi Rita Ora.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat