Jeni kuriozë? Almeda Abazi publikon një foto të vjetër nga fëmijëria dhe ja si dukej modelja dikur

Bota e Yjeve

Jeni kuriozë? Almeda Abazi publikon një foto të vjetër nga fëmijëria dhe ja si dukej modelja dikur

Më: 18 janar 2021 Në ora: 11:18
Almeda Abazi

Almeda Abazi vendosi që mbrëmë t’u kushtonte pak kohë ndjekësve të saj në rrjete sociale.

Bukuroshja shqiptare bëri një bashkëbisedim me ta në Instastory dhe ndonëse pjesa më e madhe e pyetjeve lidheshin me shtatzëninë, nuk munguan as ato për të kaluarën e saj.

Dikush i kërkoi të publikonte një foto nga fëmijëria dhe aktorja ia ka plotësuar dëshirën.

Image

Ajo ndau me të gjithë një foto të vjetër bardh e zi, ku shfaqet në plazh, buzë detit.

Për më tepër, Almeda shihet me flokë të shkurtër dhe me balluke.

Ish-missi do të bëhet së shpejti nënë për herë të dytë, teksa aktualisht është në muajin e 5-të të shtatzënisë.

Ajo është martuar me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin ka edhe një djalë.

Efehan (emri i djalit) do të bëhet me një motër, së cilës Almeda dhe partneri i saj ia kanë zgjedhur që tani emrin: Alina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat