E akuzoi për botoks, Jennifer Lopez i kthehet fanses në Instagram!

Bota e Yjeve

E akuzoi për botoks, Jennifer Lopez i kthehet fanses në Instagram!

Më: 18 janar 2021 Në ora: 17:55
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez njihet për pamjen seksi dhe trupin e tonifikuar dhe këngëtarja ka treguar se është 100% natyrale.

Së fundmi, aktorja i është përgjigjur një fansi, i cili i komentoi në një nga videot e saj në Instagram, shkruan “Daily Mail”.

Ai i shkruante i bindur se ajo ka botoks në trupin e saj.

“Kjo është vetëm fytyra ime!!! Për herë të 500 miliontë po e them … Unë kurrë nuk kam bërë botoks, ose ndonjë injeksion tjetër, ose kirurgji !! Kaq po them”.

Ajo shtoi: “Merrni disa produkte nga ‘JLO BEAUTY’ dhe ndihuni bukur me lëkurën tuaj!! Dhe këtu është një tjetër sekret i ‘JLO Beauty’: provoni të kaloni kohën duke qenë më pozitiv, më i sjellshëm… mos e kaloni kohën duke u përpjekur të ulni të tjerët poshtë … kjo do t’ju mbajë të rinj dhe të bukur gjithashtu!!!“

Dhjetorin e kaluar, Jennifer kujtoi kohën kur ishte në fillim të të 20-ve dhe se si një burrë me të cilin po dilte, e inkurajoi të bënte botoks. Sidoqoftë, ajo tha se nuk pranoi.

“Unë kurrë nuk kam bërë botoks deri më sot,”- tha ylli për revistën “ELLE”.

“Mjeku më tha kur isha 23 vjeç: ‘A e dini se keni pak vija këtu? Ne duhet të fillojmë botoksin’. Por unë nuk pranova dhe e dija që do e kaloja.

Gjilpërat gjithsesi nuk më pëlqyen, por i dashuri i pëlqente e më thonte: ‘Po, duhet ta bësh’.”

Ajo shtoi: “Thjesht pyes veten se çfarë do të më kishte ndodhur nëse do të kisha filluar botoksin 23 vjeç, si do të dukesha tani. Fytyra ime do të ishte një fytyrë krejtësisht ndryshe sot.”

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat