Ben Affleck dhe Ana De Armas i japin fund lidhjes pa bërë ende një vit bashkë! Aktori fotografohet duke hedhur në kosh materialet e ish të dashurës

Bota e Yjeve

Ben Affleck dhe Ana De Armas i japin fund lidhjes pa bërë ende një vit bashkë! Aktori fotografohet duke hedhur në kosh materialet e ish të dashurës

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:23
Ben Affleck dhe Ana De Armas

Siç kanë raportuar mediat e huaja, çifti ka pasur qëllime të ndryshme për jetën, të cilat i kanë penguar të qëndrojnë më gjatë bashkë.

Një burim tregoi për “People” se Ana nuk dëshiron të qëndrojë më në Los Angeles, ndërsa Ben duhet të qëndrojë pasi fëmijët e tij jetojnë aty.

Image

“Ndarja ishte një vendim i përbashkët dhe shumë miqësor. Tani janë në dy pika të ndryshme të jetës, por vazhdojnë të kenë dashuri dhe respekt. Ben po punon, ka tre punë në dorë dhe është një baba i përkushtuar në shtëpi”-tha burimi.

Image

Për më tepër, duket se ata nuk kanë pritur as edhe një sekondë për të zhdukur të gjitha kujtimet që kanë krijuar së bashku. Kjo sepse, 48-vjeçari është fotografuar duke hedhur në kosh sendet që i përkisnin ish-partneres 32-vjeçare.

Affleck e nisi lidhjen me partneren e re në mars të vitit 2020, pas divorcit me Jennifer Garner.

Ai pranoi se ka qenë shkaktar për divorcin, por në atë kohë, alkooli nuk e lejonte të reflektonte.

Image

“Pija normalisht për një kohë të caktuar. Më vonë ndodhi që të pija pa pushim dhe kjo bëri që martesa ime të mos funksiononte. Ishte viti 2015, 2016.

Nuk është e shëndetshme që të fiksohem pas dështimeve të mia, por sigurisht kam bërë gabime. Kam bërë gjëra për të cilat pendohem. Gjithsesi, duhet të ngrihesh, të mësosh prej tyre dhe të përpiqesh sërish”- është shprehur aktori.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat