Luana ndan me fansat mesazhin që i ndryshoi ditën!

Bota e Yjeve

Luana ndan me fansat mesazhin që i ndryshoi ditën!

Më: 19 janar 2021 Në ora: 22:12
Luana Vjollca

Mund të themi pa frikë se “Shiko kush luan” është padyshim një nga emisionet më të suksesshme që i ka rezistuar kohës dhe do vijojë ende të jetë nga të preferuarat e publikut. Edhe ky sezon ka qenë super i bujshëm me të ftuar interesantë që kanë thënë shumë të pathëna dhe na kanë argëtuar çdo të shtunë me lojëra të shumta.

Nuk e themi vetëm ne, por statistikat. Sikur mos të mjaftonin klikimet e shumta në YouTube, çdo sondazh i zhvilluar në fund të 2020 e rendiste “Shiko kush luan” si programin më të pëlqyer.

Jo vetëm ndjekësit e rregullt të emisionit, por edhe shumë personazhe publike duket se janë fiksuar me “Shiko kush luan”. Madje edhe koleget e moderatores kanë fituar shumë simpati për të dhe emisionin.

Së fundmi, Evis Ahmeti, moderatorja dhe autorja e “Me zemër të hapur” i ka dërguar një mesazh shumë të bukur Luanës. Përveçse se e komplimenton për emisionin dhe shkruan se është fanse e këtij formati, ajo i ka treguar edhe një fakt shumë të veçantë.

Në mesazhin që është publikuar nga Luana në Instastory, Evisi shkruan se një shqiptare e cila jeton në Gjermani i ka vendosur vajzës së saj të sapolindur emrin e saj, duke shtuar se jehona e emisionit i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë.

Në statusin e saj, Luana shkruan:

Nuk ndodh shpesh, për mos të thënë kurrë, që një kolege të të shkruaj pa të njohur, për më tepër vetëm për të të thënë fjalë zemre. Mora leje ta postoja këtë mesazh sepse është një shembull fantastik. Dhe sepse zemra më rrahu fort për lajmin e bebes me emrin Luana. E paçi me jetë të gjatë e plot bekime e shëndet. Zoti ju bekoftë.

Vëmë bast se Luana është për momentin vajza më e lumtur në botë.

Kujtojmë se edhe dy puntata kanë mbetur nga finalizimi i “Shiko kush luan”. Ishte vetë Luana ajo që lajmëroi disa ditë më parë në rrjetet sociale se emisioni mbyll sezonin më 30 janar, teksa ftonte fansat të shprehnin sugjerimet e tyre për episodet e mbetura.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat