Pas këtyre fotove, të gjithë janë të bindur se Elvana po rikthehet!

Bota e Yjeve

Pas këtyre fotove, të gjithë janë të bindur se Elvana po rikthehet!

Më: 19 janar 2021 Në ora: 22:31
Elvana

Postimet e Elvana Gjatës në rrjetet sociale janë shumë të rralla, teksa prej kohësh ka munguar edhe në muzikë.

Por, duket se këtë vit ka ardhur me ndryshime. Ajo u rikthye dy javë më parë në Instagram duke postuar disa foto nga një fundjavë që po kalonte me familjen. E këto foto e pasuan edhe nga disa të tjera, e dukshëm Elvana po jepte shenja se ishte rikthyer.

Por, pas postimeve të sotme nuk kemi më  asnjë dyshim se pauza e saj ka përfunduar. Këngëtarja ka ndarë disa foto ku shihet në studion koreografike të Albi Nakos.

Ndonëse nuk ka shkruar asgjë krah postimeve fansat janë të bindur se ajo po përgatitet për projektin e ri muzikore, madje ka nga ata që aludojnë se mund të marrë pjesë edhe te “Kënga Magjike”.

Elvana na ka munguar gjithë këto kohë, por javët e fundit flitet se ajo do vijë në një bashkëpunim me Mozzik. Ende nuk ka detaje rreth këtij projekti apo rreth datës së publikimit por me rëndësi është që diçka po gatuhet dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur.

Kujtojmë se, Elvana postoi në fund të muajit gusht në rrjetet sociale disa foto, ku shfaqej e veshur me të bardha në majë të një shkëmbi, duke mos i shoqëruar me asnjë koment.

Në të njëjtin vend u shfaq edhe një ndër DJ më të mirë ndërkombëtarë, Mahmut Orhan, projektet e të cilit kanë miliona klikime.

Dyshja na kanë lënë edhe më parë të kuptojmë se po përgatisin diçka së bashku e këto foto na i ngritën dyshimet, por nuk ka ende asnjë të re. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat