“Është i mërzitur, donte që lidhja e tyre të funksiononte”- Ben Affleck fotografohet pas ndarjes nga e dashura, shihni gjendjen e tij

Bota e Yjeve

“Është i mërzitur, donte që lidhja e tyre të funksiononte”- Ben Affleck fotografohet pas ndarjes nga e dashura, shihni gjendjen e tij

Më: 20 janar 2021 Në ora: 12:32
Ben Affleck dhe Ana de Armas

Ben Affleck raportohet se po e përjeton keq ndarjen nga e dashura e tij e fundit, Ana de Armas.

Aktori 48-vjeçar është fotografuar për herë të parë, që kur çifti u nda këtë javë, jashtë shtëpisë së tij në Brentwood të martën.

Fituesi i Oskar dukej më i dobët se zakonisht, i veshur me xhinse, një bluze gri dhe atlete.

Fytyra djaloshare e rrumbullakët e Ben Affleck ishte varur, kockat në faqet e tij ishin theksuar si edhe kishte rrathë të zinj në sytë e tij.

Fiziku i dobësuar i aktorit ishte i dukshëm teksa u përkul për të marrë kafen dhe një qese të vogël me ushqime që kishte porositur.

Vetëm një ditë më parë, u zbulua se aktori i Batman ishte ndarë nga 32-vjeçarja Ana de Armas pas gati një viti së bashku.

Disa burime pretendojnë se ndarja ishte miqësore, por në disa media raportohet se Ana de Armas e la Ben përmes telefonit.

Ndërsa të hënën, menjëherë pas ndarjes së çiftit, aktori u pa duke hedhur në kosh sendet e saj personale.

Një burim tha për People se 48-vjeçari është mërzitur për ndarjen dhe ai do dëshironte që marrëdhënia e tyre të funksiononte.

“Ana është e re dhe aventureske. Kur nuk është duke punuar, ajo dëshiron të udhëtojë. Gjithashtu nuk dëshiron të jetojë në Los Angeles. Ndërsa Ben ka nevojë të qëndrojë në L.A. pasi që fëmijët e tij jetojnë aty”– tregoi burimi.

Gjithashtu shtoi se dyshja e famshme jetonin jetë të ndryshme dhe nuk arritën dot ta bënin lidhjen e tyre të funksiononte.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat