“Më tradhtoi  dhe …”- Skandali/ Erdhën në jetë me nëna zëvendësuese, aktorja e famshme braktis dy fëmijët e porsalindur pas ndarjes nga partneri

Bota e Yjeve

“Më tradhtoi  dhe …”- Skandali/ Erdhën në jetë me nëna zëvendësuese, aktorja e famshme braktis dy fëmijët e porsalindur pas ndarjes nga partneri

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:54
Zheng Shuang dhe Zhang Heng

Aktorja e njohur kineze është bërë pjesë e një skandali, pasi akuzohet se ka braktisur dy fëmijët e saj të ardhur në jetë nga nëna surrogate (zëvendësuese) pas ndarjes nga bashkëshorti.

Zheng Shuang është në qendër të polemikave pasi ish-partneri i saj, producenti Zhang Heng, e akuzoi se braktisi dy fëmijët e tyre të lindur nga nëna zëvendësuese në SHBA, pasi marrëdhënia e tyre përfundoi para se fëmijët të vinin në jetë.

Në certifikatat e lindjes së fëmijëve tregohet se prindërit janë Zheng Shuang dhe Zhang Heng, si dhe datat e tyre të lindjes, djali lindi më 19 dhjetor 2019 dhe vajza, 4 janar 2020.

Raportohet se çifti ishin martuar fshehurazi në Amerikë para se të punësonin dy nëna zëvendësuese, që do sillnin në jetë bebet e tyre.

Dhe për shkak se lindja e fëmijëve me nëna zëvendësuese është e paligjshme në Kinë, Zheng Shuang është kritikuar për “thyerje të ligjit”.

Një burim i afërt me producentin ka pohuar se Zheng Shuang nuk ka lejuar që fëmijët e saj të shkojnë në Kinë pavarësisht kërkesave të Zhang Heng.

Meqenëse fëmijët një-vjeçarë janë shtetas amerikan, ata u kërkojnë të dy prindërve të paraqesin një seri dokumentesh përpara se të lejohen të udhëtojnë drejt Kinës. Dhe Zheng Shuang thuhet se ka refuzuar të nënshkruajë letrat.

Zhang Heng ndodhet në Amerikë dhe zbuloi në Weibo se po kujdeset për “dy jetë të reja të pafajshme”, pra fëmijët e tij.

Zhang gjithashtu shtoi se është bllokuar në SHBA, duke e konsideruar situatën e tij të pashpresë.

Shtëpia luksoze e modës Prada pas lajmeve prishi marrëveshjen me aktoren e njohur kineze, vetëm një javë pasi e prezantoi si imazhin e saj në Kinë.

Ndërkohë ditën e djeshme, aktorja theu heshtjen duke postuar dy deklarata të ndryshme në Weibo.

Në të parën, ajo e konsideroi skandalin “një situatë jashtëzakonisht të trishtueshme që po ekspozohej ndaj publikut me qëllime të fshehta”, teksa shtoi se ekipi i saj ligjor në SHBA dhe Kinë po merren me situatën si edhe nuk kishte shkelur ligjet e vendit të saj kur ishte në tokën kineze.

Më vonë postoi një deklaratë tjetër, ku pretendoi se zbuloi se Zhang Heng e tradhtoi atë në shtator 2019, prandaj u kthye në Kinë: “Prindërit e Zhang Heng u kërkuan falje prindërve të mi. Atë natë, babai im më tha t’i jepja para nëse ishte kjo ajo që ai dëshironte. Ata nuk donin që të fajësoja veten time. Mami, babi, më vjen keq që nuk iu lashë të flisnin por çdo gjë që themi mund të bëhet thashethem.”

Aktorja gjithashtu indirekt pranoi se ishte nëna e dy fëmijëve në fund të postimit, kur u shpreh: “Më duhej ndihmë për të kuptuar se si ta zgjidhja situatën me fëmijët.”

Babai i Zheng Shuang i quajti Zhang Heng dhe familjen e tij “të poshtër dhe dinakë”.

Ai pretendoi se producenti  ishte një mashtrues i cili ka pamje “të pahijshme” të grave të tjera në telefonin e tij.

“Ne do të marrim përgjegjësinë për dy fëmijët. Ne jemi një familje e përgjegjshme,”– shkroi babai i aktores në rrjetet sociale.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat