Luana shfaqet me flokë të shkurtër

Bota e Yjeve

Luana shfaqet me flokë të shkurtër

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:15
Luana

Çdo të shtunë Luana Vjollca ka thyer rekorde shikueshmërie me programin e saj, “Shiko kush luan”. Gjatë gjithë këtij sezoni ajo ka ndarë me ndjekësit hap pas hapi se çfarë pune bëhet në prapaskenë për të arritur deri në realizimin e plotë të spektaklit. Luana ka treguar se ajo është mjaft e angazhuar në çdo moment të ditës me “Shiko kush luan”, të cilin e cilëson edhe si beben e saj.

Përgjatë këtij sezoni Luanën e kemi parë shpesh të eksperimentojë me pamjen e saj. Madje javën e kaluar u shfaq me balluke.

Mirëpo, surprizën e vërtetë ajo na e bëri ditën e sotme kur u shfaq me flokë të shkurtër. Moderatorja ka postuar një video në Instastory ku komunikon me fansat e saj mirëpo vëmendjen e mori look-u i saj i papritur.

Ajo shihet me flokë të shkurtër dhe deri tani nuk na kishte paralajmëruar për diçka të tillë. Për herë të fundit, Luanën e kemi parë me këtë look në karantinë e nuk dimë të themi nëse këto kohë ka qenë me extension gjithë këto kohë apo sa i ka prerë. Por, diçka e dimë me siguri: Duet një yll.

Në videon e publikuar ajo thotë se nata e fundit me të ftuar special do jetë këtë të shtunë, teksa data 30 janar, kur edhe mbyllet sezoni do jetë diçka krejt speciale, për të cilën nuk na ka dhënë detaje.

Image
Luana
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat