Klea Huta premton direkt një surprizë!

Bota e Yjeve

Klea Huta premton direkt një surprizë!

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:48
Klea Huta

Klea Huta është rikthehyer sërish në ekran pas disa vitesh mungesë me një spektakël të ri. Para disa kohësh moderatorja zbuloi se atë do ta shohim në “Vizion Plus” nën drejtimin e emisionit “Këngë Moj”, dedikuar plotësisht muzikës.

Në të morën pjesë emrat më të njohur të muzikës si Rosela Gjylbegu, Soni Malaj, Maya, Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Eli fara, Vikena Kamenica, Artjola Toska, Juliana Pasha, Era Rusi, Aurela Gaçe, Kamela Islamaj e shumë të tjerë.

Moderatorja u ka kërkuar mbështetje të gjithë fansave të saj, duke treguar në këtë mënyrë se ndihet e emocionuar për rrugëtimin e ri.

Mirëpo, “Kënga moj” ka ardhur në fund dhe ka mbyllur dje sezonin e parë. Por, pas suksesit që ka patur duket se do ikthehet me një tjetër sezon. Teksa ka bërë përshëndetjen e saj me ndjekësit në rrjetet sociale, Klea ka shkruar “Ky ishte dhe sezoni i pare i @kenge_moj ne @vizionplustv por ne do te rikthehemi shume shpejt.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat