As Jill Biden nuk e theu rregullin. Po pse Zonjat e Para veshin bojëqielli në inagurimin e bashkëshortëve?

Bota e Yjeve

As Jill Biden nuk e theu rregullin. Po pse Zonjat e Para veshin bojëqielli në inagurimin e bashkëshortëve?

Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:22
Zonjat e Para

Jill Biden nuk është e para që ka zgjedhur ngjyrën ‘baby blue’ për veshjen e saj në inagurimin e të shoqit si president i Shteteve të Bashkuara. Melania Trump, Jacqueline Kennedy dhe Brigitte Macron kanë zgjedhur gjithashtu këtë ngjyrë. Por lind pyetja pse?

Sipas “Popsugar”, Jill ka zgjedhur ‘baby blue’ pasi përfaqëson besimin, konfidencën dhe stabilitetin.

Konsulentja e imazhit Sylvie di Giusto thotë të njëjtën gjë për zonjat e tjera, Melaninë (e veshur me Ralph Lauren), Jacquelinën (e veshur nga Gustave Tassell) dhe Brigittën (e veshur me Louis Vuitton): “Nuk është e habitshme pse ato zgjodhën këtë ngjyrë sepse ka të bëjë me inteligjencën, besimin dhe sigurinë. Sa më e hapët nuanca e blusë, aq më shumë simpatike, të ngrohta dhe komunikuese duken”.

Jill Biden u shfaq sot me një fustan dhe pallto blu nga Markarian, duke e kombinuar me maskën dhe dorezat me të njëjtën ngjyrë. Jaka e fustanit ishte punuar me kristale Swarovski dhe perla, që gjendeshin gjithashtu në pallto. Zonja e Parë e kombinoi veshjen me këpucë Jimmy Choo dhe çantë Tyler Ellis.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat