Rrjeti kryqëzon Kim Kardashian për veprimin e fundit!

Bota e Yjeve

Rrjeti kryqëzon Kim Kardashian për veprimin e fundit!

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:41
Kim Kardashian

Teksa letrat e divorcit të saj me Kanye West janë në proces e sipër, Kim Kardashian është kujdesur të shijojë në maksimum jetën e saj.

Ajo ka shkuar së fundmi për pushime dhe nuk i ka kursyer pozat seksi në Instagram, duke i treguar botës se s’ka nevojë për asnjë mashkull që ta bëjë të lumtur, madje as për babain e fëmijëve të saj!

Në foton e fundit me bikini në rrjete sociale, Kim vendos mbishkrimin: “Kjo është më shumë se jeta vetë, kjo është parajsë!”

Epo, pikërisht për këtë shkrim i gjithë rrjeti i është vënë kundër, pasi e shohin si “injorim të realitetit” në të cilin po jetojmë.

Ndjekësit s’e kanë quajtur aspak të hijshëm këtë përshkrim të Kim-it për jetën e saj në rrjete sociale, kur në të njëjtën ditë në SHBA u shënua rekord viktimash për shkak të Covid-19.

“Ne jemi në pandemi Kim”.

“Ndoshta mund të jetë parajsë për ty, por jo edhe për 400 mijë njerëzit që kanë vdekur nga covid”.

“Ju jeni në parajsë? Në rregull, mirë. Por të shohësh që 400 mijë kanë vdekur nga covid kjo është mosrespekt”.- shkruhej në komente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat