Brooklyn Beckham bën tatuazhin më të bukur që na ka zënë sytë për të dashurën e tij

Bota e Yjeve

Brooklyn Beckham bën tatuazhin më të bukur që na ka zënë sytë për të dashurën e tij

Më: 21 janar 2021 Në ora: 17:23
Brooklyn Beckham, Nicola Peltz

Brooklyn Beckham është padyshim partneri perfekt, që do e donte çdo vajzë. Para disa ditësh ai i bëri një super dedikim partneres së tij, Nicola Peltz me rastin e 26-vjetorit të saj të lindjes.

“Gëzuar ditëlindjen vogëlushe! Nuk mund të të tregoj sa shumë të dua ti më bën një njeri më të mirë dhe njeriun më të lumtur në botë. Jam shumë me fat që mund te kaloj pjesën tjetër të jetës me ty dhe të krijoj kaq shumë kujtime. Shpresoj të kesh ditën më të mahnitshme sepse e meriton xx të dua”, shkroi Brooklyn.

Ndërkohë së fundmi ai ka bërë një tjetër veprim të adhurueshëm, për t’i shprehur gjithë dashurinë të dashurës së tij. Brooklyn ka bërë një tatuazh në krahun e tij dedikuar Nicola-s, që është thjesht WOW!

Me një shkrim të madh të ngjyrosur në krahun e tij të djathtë, lexon: “Jeta ime, dashuria ime, e vërteta ime, frymëmarrja ime, arsyeja ime, bukuria ime, e çmuara ime”.

Këtë imazh të tatuazhit e publikoi Nicola e cila shkroi: “Përgjithmonë njeriu im”.

Ky tatuazh vjen vetëm pak kohë pasi Brooklyn gdhendi në krahun e tij emrin e gjyshes së ndjerë të Nicola-s, Gina. Nicola u prek shumë nga ky gjest i partnerit të saj dhe e cilësoi si dhuratën më të bukur për ditëlindje.

Brooklyn numëron rreth 30 tatuazhe në trupin e tij, duke përfshirë njërin në kraharor që lexon “djali i mamit”, gjithashtu një kupid, një trëndafil dhe një kamera.

Image
Brooklyn Beckham
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat