Orlando Bloom ka dy fjalë për t’i thënë Katy Perry-t

Bota e Yjeve

Orlando Bloom ka dy fjalë për t’i thënë Katy Perry-t

Më: 21 janar 2021 Në ora: 17:56
Katy Perry

Katy Perry performoi mbrëmjen e djeshme për të përmbyllur ditën e inaugurimit të Joe Biden si president i 46-të i SHBA-ve. Artistja këndoi hitin e saj “Firework”, ndërkohë që nga pas u shoqërua me një spektakël të vërtetë fishekzjarresh.

Këngëtarja ishte veshur e gjitha me të bardha, një fustan të gjatë dhe një palë doreza në këtë ngjyrë. Katy Perry u shpreh tepër e lumtur që ju dha mundësia të performonte në këtë ditë të veçantë, por më krenar duket se është ndjerë partneri i saj, Orlando Bloom.

Ky i fundit ka publikuar pjesë nga interpretimi i këngëtares dhe është shprehur se vajza e tyre do të jetë shumë krenare për mamin kur të rritet dhe të shikojë se ka kontribuar në një moment historik.

“Një ditë vajza jonë do të rritet dhe do ta shikojë nënën e saj duke luajtur një rol të rëndësishëm në këtë moment historik që ne shpresojmë se do të shërojë dhe bashkojë. Një partner krenar këtu me lot gëzimi”, ka shkruar aktori në postimin e tij.

Orlando nuk ishte i vetmi që u impresionua nga performanca e Katy Perry-t, sepse edhe shumë kolegë të tjerë e personazhe të njohur e përgëzuan.

Ndërkohë kujtojmë se dje në ditën e inaugurimit performuan edhe Lady Gaga e Jennifer Lopez. Gaga performoi me bandën e marinës amerikane himnin kombëtar. Ndërsa Jennifer Lopez performoi “America the Beautiful”, pak pasi Kamala Harris bëri betimin e saj si zëvendës presidente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat