I dashuri i Dua Lipës thyen rregullat, nuk karantinohet pas kthimit nga Meksika

Bota e Yjeve

I dashuri i Dua Lipës thyen rregullat, nuk karantinohet pas kthimit nga Meksika

Më: 21 janar 2021 Në ora: 19:17
Anwar Hadid

Anwar Hadid shkoi të punonte në Londër të mërkurën pasi u kthye nga udhëtimi i tij i kritikuar në Meksikë me të dashurën e tij Dua Lipa, shkruan Daily Mail.

Çifti i famshëm u kritikua për vendimin e tyre për pushime, vëllai modeleve Gigi dhe Bella u kthye në punë kur ai u kthye në kryeqytet, megjithë nevojën për karantinë për 10 ditë pas kthimit.

Ai u pa në shesh-xhirim, teksa po i ndihmonte një personi t’i mbante dritat dhe pajisjet e kamerës.

Anwar dhe Dua janë kritikuar pasi këngëtarja inkurajoi fansat e saj që të ‘qëndronin në shtëpi’ gjatë bllokimit të parë dhe më pas udhëtoi nëpër botë.

Gjatë pushimeve të tyre mes pandemisë së koronavirusit, fansat kanë shkruar në komentet e saj se “udhëtimi i panevojshëm na vë të gjithëve në rrezik infektimi”.

Nëntë muaj pasi bëri thirrje për qëndrim në shtëpi. ajo udhëtoi për në Meksikë me Anwarin, pavarësisht se numri i të vdekurve vazhdon të rritet si në SH.B.A., ashtu edhe në MB.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat