Neymar ndjek në Instagram këngëtaren shqiptare dhe nuk bëhet fjalë thjesht për një “follow”!

Bota e Yjeve

Neymar ndjek në Instagram këngëtaren shqiptare dhe nuk bëhet fjalë thjesht për një “follow”!

Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:51
Neymar, Beatrix Ramosaj

Po, po! E lexuat shumë mirë madje! Neymar, ëndrra e çdo vajze-në rregull e tepruam pak, e shumë vajzave -ndjek në Instagram Beatrix Ramosajn.

Këngëtarja është shqipatrja e dytë që futbollisti ndjek pasi ai ka follow po ashtu edhe Rita Orën në këtë rrjet social. Së fundmi në një intervistë Beatrix ka pranuar se nuk bëhet fjalë thjesht për një “follow”, pasi ata kanë edhe komunikime të herë-pas-hershme së bashku.

Nuk e dimë se si ka lindur miqësia mes tyre dhe a mund të ketë më tepër, por ajo ka qenë e ftuar edhe në ditëlindjen e tij vitin që lamë pas. Bukuroshja shqiptare shoqërohej nga kushërira e saj Anxhelina në festën e ditëlindjes së brazilianit, ku kishte të ftuar nga bota e sportit dhe e modës dhe fotot kanë qarkulluar në të gjitha mediat sociale.

Para se ai t’i ftonte në ditëlindje, ata rastisën së bashku në 2019 Halloween-in në Paris.

Gjatë festës dy kushërirat u takuan me dy yjet e futbollit Neymar dhe Kylian Mbappe të cilët ishin maskuar, siç e do zakoni. Beatrix nuk ngurroi të ndante një foto nga festa në rrjete sociale, e kjo foto u publikua gjithashtu dhe nga Mbappe i cili ka dhjetëra milion ndjekës dhe është një nga futbollistët më në zë të viteve të fundit.

Si duket ata kanë mbetur miq dhe kanë ruajtur kontaktet. Sa bukur!

Image
Halloween
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat