Detaji që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, çfarë simbolizonte pëllumbi në veshjen e Lady Gaga-s në inaugurimin e Presidentit Joe Biden?

Bota e Yjeve

Detaji që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, çfarë simbolizonte pëllumbi në veshjen e Lady Gaga-s në inaugurimin e Presidentit Joe Biden?

Më: 22 janar 2021 Në ora: 13:59
Lady Gaga

Lady Gaga ishte e pranishme në inaugurimin e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden për të performuar. Këngëtarja u ngjit në skenë dhe këndoi himnin kombëtar shoqëruar nga banda e marinës amerikane.

“Kjo është një ditë paqeje për të gjithë amerikanët. Një ditë për dashurinë, jo urrejtjen. Një ditë për pranimin dhe jo frikën”, shkroi Gaga në rrjete sociale për ditën e inaugurimit.

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj shumë të veçantë. Lady kishte zgjedhur një xhaketë të zezë që i rrinte pas trupit dhe një fund të gjatë të kuq që ishte i fryrë. Këngëtarja performoi me një mikron prej floriri dhe në xhaketën e saj kishte vendosur po ashtu një pëllumb prej ari.

Pëllumbi ishte ai që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi ishte një detaj që binte shumë në sy. Ndaj këngëtarja është detyruar të shpjegojë se çfarë mesazhi fshihej pas tij.

Ajo ka postuar një foto në Instagram dhe ka treguar se përmes pëllumbit që mban edhe një degë ulliri, dëshironte të përcillte tek të gjithë një mesazh për paqe.

“Një pëllumb që mban një degë ulliri. Shpresoj që të gjithë ne të bëjmë paqe me njëri-tjetrin”, ka shkruar këngëtarja në një postim në Twitter.

Para se të performonte, ajo u shpreh se ndihej e nderuar që i ishte besuar të këndonte himnin kombëtar për inaugurimin e Joe Biden si president.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat