Miley Cyrus nuk i lë vend imagjinatës, fotografohet në rrugë pa reçipeta

Bota e Yjeve

Miley Cyrus nuk i lë vend imagjinatës, fotografohet në rrugë pa reçipeta

Më: 23 janar 2021 Në ora: 08:04
Miley Cyrus

Miley Cyrus kurrë nuk ka ndjerë turp nga trupi i saj dhe këtë e ka treguar gjithmonë.

Së fundmi, këngëtarja nuk i ka lënë vend imagjinatës, teksa doli jashtë në rrugë pa reçipeta ditën e enjte.

Ajo kishte zgjedhur një kanotiere të bardhë për të shkuar në një dyqan ushqimor në Los Angeles.

28-vjeçarja kishte veshur edhe një palë streçe dhe atlete sportive.

Vetëm disa ditë më parë, Cyrus tha se janë vajzat ato që e tërheqin më shumë seksualisht. Si një biseksuale, ajo tregoi se femrat kanë një trup më seksi, prandaj mes tyre dhe meshkujve preferon femrat.

Aktorja tregoi orientimin e saj seksual për herë të parë në vitin 2015. Që prej asaj periudhe, Miley ka pasur marrëdhënie si me meshkujt, ashtu edhe me femrat.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat