Me flokë shumë të shkurtër dhe me balluke, Irma Libohova publikon foton e shkrepur para 15 viteve

Bota e Yjeve

Me flokë shumë të shkurtër dhe me balluke, Irma Libohova publikon foton e shkrepur para 15 viteve

Më: 23 janar 2021 Në ora: 08:15
Irma Libohova

Irma Libohova është rikthyer pas në kohë dhe ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto të realizuar në vitin 2006.

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun ndau me të gjithë imazhin, i cili ka qenë kopertina e një albumi.

Ajo shfaqet me flokë të shkurtër, me balluke, në ngjyrë të kuqërremtë me highlights.

Në look-un e saj mbizotëron roza, pasi jo vetëm veshja, por edhe buzët janë në nuanca të kësaj ngjyre.

Libohova shihet me një make up profesional, teksa si aksesor ka përdorur vetëm një varëse.

Komentet nga miqtë e fansat kanë qenë të shumtë, shumica prej të cilëve i vënë në dukje se vitet janë thjesht një numër për të, duke nënkuptuar se Irma nuk ka ndryshuar aspak.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat