Capital T reper apo futbollist? Presidenti i FFK tregon se çfarë do dëshironte të bëhej djali i tij. Rrëfehet për marrëdhënien me gruan: E dua më shumë

Bota e Yjeve

Capital T reper apo futbollist? Presidenti i FFK tregon se çfarë do dëshironte të bëhej djali i tij. Rrëfehet për marrëdhënien me gruan: E dua më shumë

Më: 23 janar 2021 Në ora: 09:48
Capital T

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi tregoi pak ditë më parë sesi djali i tij, reperi i njohur, Capital T la futbollin për tu bërë këngëtar.

I ftuar në “Shiko Kush Luan”, Ademi u shpreh se ishte futbollist i mirë, por “braktisi” fushën e blertë për tu bërë reper.

“Është shumë e çuditshme, ka qenë futbollist kur kemi ardhur nga Franca, aty zuri vendin e dytë dhe isha shumë krenar pasi djali po më bëhej futbollist dhe po kënaqesha, kur pas 2-3 ditësh më thotë që nuk dëshironte të luante futboll por të merrej me muzikë,”- tha ai.

Image

Dhe gjatë një interviste në “After Party”, Presidenti i FFK u shpreh se pavarësisht sa i suksesshëm është në muzikë i biri, do dëshironte që Trim Ademi të bëhej futbollist, duke shtuar se këngëtari është lojtar më i mirë se ai.

Agim Ademi, gjatë intervistës, rrëfeu detaje edhe nga marrëdhënia me bashkëshorten duke pranuar se është xheloz dhe se është ai që e do më shumë.

“Duhet të pyesim dhe atë, por e dua unë më shumë. Ajo më bën më shumë surpriza,”- tregoi ai.

Teksa u pyet se çfarë dëshiron nga “Viti i Ri 2021”, Presidenti i FFK u shpreh: “Kualifikimin e Kosovës në Botëror!”

Futbollisti më i mirë shqiptar, sipas tij, është Fadil Vokrri ndërsa golin e parë nga Valon Berisha në ndeshjen me Anglinë e cilësoi si më të bukurin në historinë e Kosovës.

Pjesë nga intervista

Futboll luan më mirë Capital T apo ju?

Agim Ademi: Besoj Trimi

Capital T do doje të ishte futbollist apo reper si sot?

Agim Ademi: Është shumë mirë reper do të kisha dëshirë të ishte futbollist.

Më mirë kur ishte futbollist apo tani që je administrator?

Agim Ademi: Më mirë tani

Je ti më xheloz apo bashkëshortja?

Agim Ademi: Unë jam pak xheloz për bashkëshorten

Më shumë se do apo të do?

Agim Ademi: Unë e dua, por sa më do ajo duhet ta pyesim. Por besoj se e dua më shumë

I bën apo të bën më shumë supriza?

Agim Ademi: Më bën më shumë supriza

“Viti i Ri 2021” dua të më gjejë me …

Agim Ademi: Me kualifikimin e Kosovës në Botëror

Futbollisti më i mirë shqiptar sipas teje?

Agim Ademi: Fadil Vokrri

Skuadra ime e zemrës është …

Agim Ademi: Në Kosovë është skuadra ime, jashtë jam me Barcelonën

Sipas meje goli më i bukur në historinë e Kosovës është nga …

Agim Ademi: Goli i parë nga Valon Berisha në ndeshjen me Anglinë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat