Emily Ratajkowski mohon se ka fryrë buzët, thotë se është normale të dukesh e ënjtur në shtatzëni

Bota e Yjeve

Emily Ratajkowski mohon se ka fryrë buzët, thotë se është normale të dukesh e ënjtur në shtatzëni

Më: 24 janar 2021 Në ora: 09:26
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski ka përgënjeshtruar lajmet se ajo ka bërë ndërhyrje plastike për të fryrë buzët.

Supermodelja 29-vjeçare e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të parë u ka thënë 27 milionë ndjekësve të saj në Instagram se ënjtja është normale për të gjithë trupin, gjatë tërë shtatzënisë, shkruan DM.

“Kurrë nuk kam bërë fryrje të buzëve. Nuk mund të bësh injeksione të tilla kur je shtatzënë”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram.

Ajo ka shtuar se niveli i gjakut të femrës shtatzënë rritet për 50 për qind gjë që sipas saj bënë që ato të duken si të ënjtura derisa presin një foshnje.

Ratajkowski pret fëmijën e parë me bashkëshortin e saj Sebastian Bear – Mc Clard dhe shtatzëninë në tërësi e ka përshkruar si shumë të çuditshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat