Ana Kabashi me fotosesion unik të realizuar në borë, shfaqet atraktive me veshjen transparente

Bota e Yjeve

Ana Kabashi me fotosesion unik të realizuar në borë, shfaqet atraktive me veshjen transparente

Më: 24 janar 2021 Në ora: 10:02
Ana Kabashi

Ajo është një nga yjet e estradës shqiptare që ka marrë vëmendje të madhe që nga fillimi i karrierës.

Bëhet fjalë për këngëtaren Ana Kabashi, e cila krahas projekteve muzikore bën të përflitet mjaft shumë edhe për postimet që ndan në rrjete sociale.

Artistja nga Peja duket se ka nisur një fillim-vit me disa sete fotografike, në të cilat shfaqet në formë të mrekullueshme.

Në një të fundit, krijuesja e hitit “Dashni” vjen unike me veshjen transparente në fotosesionin e realizuar në borë.

“Dimri është këtu”, ka qenë përshkrimi i imazheve.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ANA KABASHI (@annakabashi)

Ana ndërkaq në fund të vitit të kaluar solli këngën e re “Pse e du” që tanimë ka mbledhur mijëra klikime në YouTube.

E njëjta në një intervistë dhënë për Telegrafin deklaroi se ka shumë plane për vitin 2021, por që fillimisht të stabilizohet gjendja me coronavirus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat