Anxhela Peristeri flet për herë të parë për komentet negative të kolegëve pasi fitoi festivalin

Bota e Yjeve

Anxhela Peristeri flet për herë të parë për komentet negative të kolegëve pasi fitoi festivalin

Më: 24 janar 2021 Në ora: 14:39
Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri u shpall fituese e “Festivalit të 59-të të RTSH-së”.

Pas 3 netëve spektakël, juria ka votuar me çmimin e parë këngëtaren, e cila konkurroi me këngën “Karma”.

Në muajin maj të vitit 2021, kjo këngë fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, i cili këtë vit do të mbahet në Rotterdam.

Këto javë, në media qarkulloi një lajm jo zyrtar për fitoren e “paracaktuar” të këngëtares Peristeri, lajm i cili u mohua kategorikisht nga drejtori i Festivalit të RTSH-së, Martin Leka, si dhe nga Anxhela.

Image

“Nuk kam dashur të flas farë për këtë pjesë, pasi ishte një budallëqe me brirë. Portalet duhet të kenë kujdes se nga i marrin lajmet sepse ky lajm është marrë nga Facebook i një personi, që ka bërë një parashikim personal dhe më pas e kanë nxjerrë si një lajm zyrtar. Nuk është aspak e drejtë. Ky person është shprehur se ka shumë kohë që bën parashikime të tilla dh asnjëherë s’është bërë lajm. Mua më uruan disa persona dhe më pas kaloi.

Eurovisoni është qëllimi i shumicës. Kur vendosa që do të merrj pjesë në Festival, i thash Kledi Bahitit të bëjmë një këngë të bukur si gjithmonë. Ndonjëherë, këngëtarët duke u përpjekur të bëjnë këngë të bukura, të denja për Eurovison, i prishin ato. Më pas, janë edhe politikat e Eurovizionit, votat nëpërmjet shteteve. Të gjithë sunojmë që ta çojmë këngën në Eurovison, kur konkurojmë për Festivalin e Fundvitit.”- ka thënë Peristeri më herët.

Pas këngëtares Enxhi Nasufi, e cila e shfaqi hapur pakënaqësinë e saj (kliko), ka reaguar edhe këngëtarja Rosela Gjylbegu.

Dy vajzat shprehën hapur pakënaqësitë e tyre dhe treguan se nuk ishin dakord me këtë rezultat.

E ftuar në “Jonida’s Room”,  Anxhela foli për herë të parë lidhur me këto fjalë.

Këngëtarja u shpreh se në fakt ka pasur reagime jo vetëm për të, por edhe për çmimin e dytë dhe të tretë.

Pavarësisht kësaj, Anxhela tregoi se dëshiron që të ketë reagime sa herë që fiton, nuk e ka aspak problem dhe e kupton këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat