Arbenita Ismajli publikon foton intime me Feron në shtrat ku shkruan se…

Bota e Yjeve

Arbenita Ismajli publikon foton intime me Feron në shtrat ku shkruan se…

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:17
Arbenita Ismajli

Duke qenë se jetojnë në distancë, Fero dhe Arbenita Ismajli mundohen ta shfrytëzojnë në maksimum kohën që kalojnë së bashku kur takohen.

Ditën e djeshme, modelja ka publikuar një foto të tyren shumë private, ku shfaqen të shtirë në shtrat përkrah njëri-tjetrit.

Mesa duket, këto lloj fotosh i realizon Fero dhe Arbenita ka treguar se partnerit të saj i pëlqen shumë t’i bëjë foto kur është në gjumë.

Image

“Nuk e di pse ka kaq shumë qejf të bëjë foto kur unë jam duke fjetur”, shkroi Arbenita krahas postimit në Instastory.

Arbenita jeton në Britani, ndërsa Fero është mes Kosovës dhe Gjermanisë, prandaj kur bëhen bashkë mundohen të krijojnë sa më shumë kujtime të bukura.

Disa javë më parë u raportua se dyshja e ka kurorëzuar dashurinë e tyre më martesë e se këtë gjë e dinë vetëm familjarët e tyre.

Ndonëse zërat për një shtatzëni të mundshme nuk kanë munguar, fotot e publikuara nga Ismajli kanë treguar të kundërtën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat