U shtrua me urgjencë në spital, Neslihan Atagul tregon si është gjendja e saj shëndetësore

Bota e Yjeve

U shtrua me urgjencë në spital, Neslihan Atagul tregon si është gjendja e saj shëndetësore

Më: 25 janar 2021 Në ora: 14:07
Neslihan Atagul

Në media me shpejtësi ka qarkulluar lajmi se aktorja turke, Neslihan Atagul është shtruar me urgjencë në spital.

Sipas mediave turke aktorja vuante me sindromën e zorrës së irrituar (koliti spastik) dhe gjendja e saj shëndetësire nuk lejonte që ajo të vazhdonte serialin ‘Vajza e Ambasadorit’.

Nëpërmjet një InstaStory ka qenë Neslihani ajo e cila ka treguar mbi gjendjen e saj. Aktorja ka shpërndarë një video ku thotë se gjendja e saj është e mirë dhe nuk është ashtu si shkruhet në media.

‘Përshëndetje! Siç mund ta shihni unë jam mirë. Së pari ju falenderoj për mesazhet tuaja të mbështetjes, për dëshirat e tuaja, për vizitat, dhuratat dhe lutjet tuaja. Jeni shumë të mirë, nuk më latë vetëm. Faleminderit shumë’ – shprehet aktorja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat