Einxhel Shkira e indinjuar me sjelljen e meshkujve shqiptarë. Nxjerr “sekrete” nga lidhja e Fjoralba Ponarit

Bota e Yjeve

Einxhel Shkira e indinjuar me sjelljen e meshkujve shqiptarë. Nxjerr “sekrete” nga lidhja e Fjoralba Ponarit

Më: 25 janar 2021 Në ora: 18:01
Einxhel Shkira

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka reaguar ashpër ndaj meshkujve që sillen keq me femrat, duke u përpjekur ti nënshtrojnë dhe përçmojnë.

Në disa postime në rrjetet sociale, ajo shkruan se shumica e meshkujve shqiptarë janë injorantë dhe agresivë ndaj femrave, pasi sipas saj, i shqetëson vetëbesimi dhe dashuria e tyre për veten.

Einxhel Shkira theksoi se meshkujt nuk janë të aftë të dashurojnë se nuk i lë egoja e të qenurit “burrë”, duke shtuar se “këto specie ekspozohen si shembuj për fëmijët”.

 “Gjithnjë e më shumë bindem që meshkujt shqiptarë (jo të gjithë mbase) por shumica janë fodulla, janë injorantë, agresivë dhe prepotent ndaj femrës. Më e keqja është që këtë e shfaqin jo vetëm ndaj femrës në përgjithësi por edhe ndaj asaj që pëlqejnë, që e duan, që e kanë dashur, grua apo më keq akoma dhe nënën e fëmijëve! Përpiqen ta nënshtrojnë sepse i shqetëson vetëbesimi i tyre, dashuria për veten e saj dhe sidomos kur gjërat nuk janë si i do ai, atëherë nxjerrin fytyrën më të keqe të tyre duke të përçmuar. Femrat nuk bëhen për vete me fodullëk por e qartë që shumica nuk janë të aftë të dashurojnë se nuk i lë ego e të qenurit “burri”. S’di në fakt a e kanë të qartë kuptimin e fjalë Burrë?! Uroj të mos e ngatërrojnë me atë të fjalës, Zot. E trishtë që këto specie janë të ekspozuar si shembuj edhe për fëmijët,”- shkroi ajo.

Ndërsa me këtë rast, na zbuloi edhe disa detaje nga marrëdhënia e moderatores Fjoralba Ponari me partnerin e saj, duke lënë të nënkuptohet se janë një çift shembullor.

Einxhel Shkira publikoi një foto të koleges së saj duke u puthur me partnerin dhe shkroi: “Më vjen keq Fjor! E di që nuk të pëlqen shumë të flasësh për jetën tënde personale. Por me lër të them që nëse pas një mashkulli të suksesshëm është një grua e zgjuar, pas një femre të suksesshme duhet patjetër të jetë një mashkull i mirëkuptueshëm, suportues dhe motivues që gëzon arritjet e tua dhe të lejon të manifestosh dëshirat e tua pa u trembur se mos e humbasësh apo të ndihet inferior prej suksesit tënd. Ai është i pari, që ajo telefonon kur merr lajme të mira apo të këqija. Femrat e forta duhen nga meshkuj të fortë.”

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat