U tha se është në një lidhje me Vildane Zenelin, Jon Gjebrea reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta: Njihemi prej 10 vitesh dhe…

Bota e Yjeve

U tha se është në një lidhje me Vildane Zenelin, Jon Gjebrea reagon për herë të parë dhe tregon si qëndron e vërteta: Njihemi prej 10 vitesh dhe…

Më: 25 janar 2021 Në ora: 18:02
Vildane Zeneli

Për më shumë se tre muaj, djali i Ardit Gjebreas, Joni, është përfolur për një lidhje dashurie me Vildane Zenelin.

Dyshimet e para për një romancë mes tyre nisën menjëherë pas ndarjes së Jonit nga e fejuara, Merlin Haxhiymeri.

Joni dhe Merlin fshinë çdo foto të tyren nga rrjetet sociale, duke treguar se marrëdhënia e tyre dy vjeçare kishte marrë fund.

Pas kësaj, në fotot e publikuara nga djali i moderatorit të njohur në rrjete sociale, viheshin re komentet e Vildane Zenelit, që shtoi edhe më shumë dyshimet se ata mund të ishin lidhur.

Gjithashtu, Joni jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku është edhe modelja seksi, prandaj dyshja janë takuar disa herë dhe momentet i kanë ndarë me të gjithë në Instagram.

Por, mbrëmjen e djeshme edhe Joni reagoi për herë të parë duke hedhur poshtë këto zëra, ashtu siç Vildane kishte bërë pak kohë më parë.

Gjebrea publikoi një status të gjatë në llogarinë e tij në Instagram, ku shkruante:

“Nuk kam folur e nuk jam prononcuar kurrë sa herë shkruhej për mua nëpër gazeta ose siç e quani ju ‘lajme rozë’.

E shikoj të arsyeshme këtë herë të shprehem, sepse kohët e fundit në këto ‘lajme rozë’ flitet për lidhjen time me Vildane Zenelin.

Të gjitha lajmet janë të pavërteta. Unë me Vildanen njihemi prej 10 vitesh dhe jemi miq.

Vizita ime në New York ka qenë për takime pune dhe ashtu siç bëjnë miqtë, takohen me njëri-tjetrin për të drekuar.

Ju lutem, mos përhapni lajme të pavërteta dhe prishni reputacionin e shumë njerëzve dhe familjeve të personave të përfshirë në trillimet tuaja.

Nëse doni të dini siç janë gjërat, numri i telefonit në ditët e sotme është shumë kollaj të gjendet. Mjafton të telefononi. Shpresoj ky vit t’ju gjejë më me shumë dashuri”.

Këtë postim sqarues sigurisht e ka parë edhe Vildane, e cila e ka ripostuar në Instastory-n e saj, duke e shoqëruar me këtë koment:

“Për fat të keq, njerëzve të njohur ju ngjiten pas shumë të pavërteta, të cilat kalojnë limitin dhe ndikojnë tek ne.

Jon Gjebrea faleminderit për këtë shpjegim dhe më vjen që na u desh të sqarojmë shoqërinë tonë 10-vjeçare”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat