Gigi Hadid paska zbuluar emrin e foshnjës muaj më parë por të gjithëve na iku ky detaj

Bota e Yjeve

Gigi Hadid paska zbuluar emrin e foshnjës muaj më parë por të gjithëve na iku ky detaj

Më: 26 janar 2021 Në ora: 11:16
Gigi Hadid

Super-modelja kishte zbuluar emrin e foshnjës së saj në një postim para Krishtlindjeve, e ndonëse  të gjithë për muaj të tërë spekuluan për emrin e vajzës së saj, atë e kishin para syve.

Me 22 dhjetor, ajo kishte publikuar një fotografi të foshnjës, duke mos e zbuluar portretin e saj, njofton Insajderi. Një detaj, në prapavijën e fotografisë në fakt na kishte zbuluar të plotë emrin e bebit, Khai.

Në dekorimet e Krishtlindjes, aty qëndronte edhe një dhuratë nën pemë ku shkruante emri i saj.

Gigi nuk e zbuloi zyrtarisht emrin e vajzës së saj deri më 21 janar, kur shtoi “mamaja e Khai-it” në profilin e saj në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat