“Ne nuk jemi dele”- Aurela Gaçe jep mesazhin frymëzues për çdo grua: Mos lejo të të mbyllin në…

Bota e Yjeve

“Ne nuk jemi dele”- Aurela Gaçe jep mesazhin frymëzues për çdo grua: Mos lejo të të mbyllin në…

Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:37
Aurela Gaçe

Aurela Gaçe publikoi mbrëmë një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqej duke u stërvitur në palestër.

Këngëtarja shqiptare vendosi që krah këtij postimi të shkruante disa fjalë frymëzuese për çdo grua.

Aurela inkurajonte çdonjërën që të mos nënshtrohet para askujt, pasi duhet të tregohet e fortë, pa marrë parasysh se disa njerëz do të mundohen t’u mësojnë mënyrën se si të jetojnë.

Ja statusi i plotë i saj:

“Ka një arsye pse më pëlqen tigri. 1..2..3…sulm!

Vajza, kush ju sulmon, ta dijë se ne nuk jemi dele.

Kush ka frikë nga forca, zgjuarsia, mendja, ëndrrat e tua, thjesht nuk është njeriu për ty. Pikë!

As mos u mundo ti mbushësh mendjen. “Frika” që ndjejnë, nuk ka shërim.

Qofshin këto edhe gra që ju bëjnë të ndiheni më pak me veten.

Po, sigurisht e fatkeqësisht, ka edhe gra që të tregojnë se duhet të sillesh siç ato e mendojnë, përndryshe ti je e pa vlerë për familjen e shoqërinë!

Sulmo, e vazhdo rrugën tënde!

Mos lejo të të mbyllin në “muret e kufizuar të mendjeve të frikësuara” nga jeta e nga të jetuarit e saj!”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat