“I kam sytë mbi të”- Vajza e tij modele në lidhje me “Mashkullin më seksi”, por çfarë mendimi ka komediani: E aprovoj … tani për tani

Bota e Yjeve

“I kam sytë mbi të”- Vajza e tij modele në lidhje me “Mashkullin më seksi”, por çfarë mendimi ka komediani: E aprovoj … tani për tani

Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:42
Michael B. Jordan dhe Lori Harvey

Michael B. Jordan dhe Lori Harvey bënë publike lidhjen e tyre vetëm pak kohë më parë.

Dhe çifti kanë marrë miratimin e babait të modeles, komedianit Steve Harvey, për marrëdhënien e tyre … tani për tani.

Harvey, i cili është njerku i modeles, foli për lidhjen e 24-vjeçares me aktorin e famshëm në një intervistë për “The Steve Harvey Morning Show” në iHeartRadio.

“Më pëlqen ai”- tha komediani, duke iu referuar Jordan. “Por ende i kam sytë mbi të.”

Gjithashtu foli edhe për statusin e aktorit, i cili u shpall nga revista People si “Mashkulli më seksi” gjatë vitit të kaluar.

“Ti nuk je mashkulli më seksi në botë për mua. Le të jemi të qartë për këtë”– tha Harvey me shaka.

Ai shtoi se momentalisht nuk ka probleme me Jordan dhe mendoj se është një djali i mirë, “gjë që mund të ndryshojë lehtë”.

33 vjeçari dhe Lori Harvey bënë publike lidhjen në fillim të këtij muaji.

Thashethemet për një romancë mes tyre kishin nisur muaj më parë, pasi çifti u fotografuan në Atlanta së bashku.

Pothuajse dy muaj pasi u panë së bashku në Atlanta, Jordan dhe modelja publikuan foto në rrjetet e tyre sociale më 10 janar duke konfirmuar spekulimet se ishin në një lidhje.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat