Vajza e Ardit Gjebreas feston sot ditëlindjen dhe ja sa vjeç mbush “e vogla” e shtëpisë

Bota e Yjeve

Vajza e Ardit Gjebreas feston sot ditëlindjen dhe ja sa vjeç mbush “e vogla” e shtëpisë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 16:47
Anna Gjebrea

Vajza e Ardit dhe Anila Gjebreas feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 12 vjeç.

Tashmë Anna ka edhe një llogari të vetën në Instagram, ku ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj edhe surprizën e parë që ka marrë në këtë ditë feste.

Në foto shihet një tortë e dedikuar për të, si dhe qirinjtë me numrin dymbëdhjetë.

“E gëzofsha ditëlindjen”, shkroi ajo krahas postimit,ku etiketoi edhe familjarët e tjerë të saj.

I pari që e uroi në rrjete sociale ishte vëllai i saj i madh, Jon Gjebrea.

Ai publikoi një foto me të, të realizuar disa vite më parë, në llogarinë e tij në Instagram, ku shkroi:

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e vogël”.

Këtë foto, Ardit Gjebrea e ka ripostuar në faqen e tij të Instagram, duke zgjedhur këtë mënyrë për t’i uruar ditëlindjen vajzës së tij.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat