“Jam e lirë”- Pamela Anderson merr vendimin për tu larguar nga mediat sociale: Mos u joshni nga koha e humbur. Po ju përdorin për të fituar para

Bota e Yjeve

“Jam e lirë”- Pamela Anderson merr vendimin për tu larguar nga mediat sociale: Mos u joshni nga koha e humbur. Po ju përdorin për të fituar para

Më: 27 janar 2021 Në ora: 14:01
Pamela Anderson

Pamela Anderson ka njoftuar se po largohet nga mediat sociale.

Ish-ylli i Baywatch shkroi të martën (26 janar) në rrjetet sociale se ky do ishte postimi i saj i fundit në Instagram, Twitter ose Facebook.

“Kurrë nuk kam qenë e interesuar për mediat sociale. Dhe tani kam nisur një jetë të frymëzuar nga leximi, qëndrimi në natyrë. Jam e lirë,”– shkroi aktorja.

Anderson gjithashtu i nxiti ndjekësit e saj të “gjenin forcën dhe frymëzimin për të ndjekur qëllimin e tyre” dhe “të mos joshen nga koha e humbur”.

“Kjo është ajo çfarë ata duan dhe ju përdorin për të fituar para”– vazhdoi ajo, duke theksuar se kompanitë e mediave sociale kanë “kontroll mbi trurin e njerëzve”.

Ndërsa në Twitter, shkroi thjesht: “Mirupafshim media sociale”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat