Prezantuesja italiane, Diletta Leotta përflitet për një lidhje dashurie me aktorin Can Yaman

Bota e Yjeve

Prezantuesja italiane, Diletta Leotta përflitet për një lidhje dashurie me aktorin Can Yaman

Më: 27 janar 2021 Në ora: 17:48
Diletta Leotta

Prezantuesja e sportit në Itali, Diletta Leotta, ka dhënë lajme të hidhura për miliona fansa – pasi u zbulua se ajo ka një të dashur.

Moderatorja joshëse ka lënë të kuptohet se është në një lidhje dashurie pas publikimit të një tufe të madhe lulesh për 7.3 milionë ndjekësit.

Dhe revista italiane Chi zbuloi se njeriu me fat është Can Yaman – aktori më i mirë i zgjedhur nga GQ në vitin 2019.

Yaman, 31 vjeçar dhe Leotta, 29 vjeçe, u kapën nga paparacët në Romë dhe kuptohet se kishin shijuar një pushim romantik së bashku në kryeqytetin italian, ku ylli turk po xhironte.

Chi shkroi më 13 janar: “Diletta Leotta dhe aktori turk Can Yaman janë dashuruar”.

Image

“Ata kanë kaluar pesë ditë së bashku në një hotel të madh në qendër të Romës. Ata shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin dhe u pa se po lindte një dashuri mes tyre”.

Sidoqoftë, atyre iu desh të ndaheshin të dielën e kaluar kur Can udhëtoi në Turqi dhe Leotta është kthyer për të komentuar ndeshjen Roma-Lazio.

Por, lajmi për marrëdhënien e tyre bëri që të ketë reagime edhe nga përkrahësit e fansat e dyshes.

Image

Në postimin e Chi, njëri shkroi: “Çfarë zhgënjimi nëse do të ishte e vërtetë”.

Një tjetër komentoi: “Vetëm zhgënjime në këtë jetë”. “Zemra ime plasi”, tha një tjetër.

Diletta më parë ka shijuar një lidhje dashurie me boksierin italian, Daniele Scardina. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat