Kate Moss me të voglën e saj në pasarelë, nuk duhen humbur

Bota e Yjeve

Kate Moss me të voglën e saj në pasarelë, nuk duhen humbur

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:51
Kate Moss dhe e bija e saj Lila

Kate Moss dhe e bija e saj Lila janë shfaqur për herë të parë së bashku në të njëjtën pasarelë. Ato u bën bashkë për “Fendi” në Paris Fashion Week.

Krah tyre ishin edhe modelet më të njohura në botë si: Naomi Campbell, Bella Hadid dhe Cara  Delevingne.

18-vjeçarja Lila ishte e veshur me një fustan silver që mbulohej nga një pelerinë në të njëjtën ngjyrë dhe material.

Ndërsa e ëma, Kate u shfaq menjëherë pas tē bijës me një fustan elegant dhe me vëth të mëdhenj.

Ato ishin të vetmet që pozuan së bashku ndërkohë që të gjitha modelet ishin të ndara nga xhama, për shkak të pandemisë.

Image
Kate Moss dhe e bija e saj Lila
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat