Pamela Anderson martohet për herë të katërt me një fustan ëndrrash

Bota e Yjeve

Pamela Anderson martohet për herë të katërt me një fustan ëndrrash

Më: 28 janar 2021 Në ora: 06:39
Pamela Anderson

Ylli i Baywatch, Pamela Anderon është martuar për herë të katërt.

Aktorja 53-vjeçare ka treguar se gjatë karantinës ra në dashuri me badigardin e saj Dan Hayhurst.

Pamela dhe Dan janë martuar në vigjiljen e Krishtlindjeve me një ceremoni private në Vancouver Island.

Image

“Jam ekzaktësisht aty ku duhet të jem, në krahët e njeriut që më dashuron vërtet”-tha Pamela.

Kjo është martesa e katërt për Pamelën. Aktorja u martua me Tommy Lee në vitin 1995, me të cilin ka dy djem, Brandon, 23 dhe Dylan, 22 vjeç.

Image

Dyshja u divorcuan në vitin 1998. Në vitin 2006 Pamela u martua me Kid Rock dhe në vitin 2007 me Rick Solomon.

Në vitin 2020 Pamela jetoi një romancë të shkurtër me producentin e filmave Jon Peters, por dyshja u ndanë në më pak se dy javë.

Image

“Daily Mail” ka publikuar fotot nga ceremonia e martesës së katërt të aktores, e cila duket shumë elegante me fustanin e nusërisë ngjyrë bojëqielli, me korse dhe një vello të gjatë të bardhë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat