Pësoi abort para disa vitesh, këngëtarja e njohur zbulon me foto gjysmë e zhveshur se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë

Bota e Yjeve

Pësoi abort para disa vitesh, këngëtarja e njohur zbulon me foto gjysmë e zhveshur se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:52
Halsey

Ditën e sotme këngëtarja e hitit “Without Me”, Halsey, i ka surprizuar të gjithë me një lajm shumë të bukur.

Ajo zbuloi se është shtatzënë dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë, shkruan “Mirror”.

Halsey ka publikuar në Instagram disa imazhe në të cilat shfaqet topless dhe në to dallohet qartë barku i rrumbullakosur.

Image

Ajo ka përmendur në postim partnerin e saj, Aley Aydin dhe përkrah fotove ka shkruar: “Surprizë”, shoqëruar me figurën e një shisheje me qumësht, një ylberi dhe një engjëlli. Artistja i la të gjithë pa fjalë me këtë surprizë kaq të bukur, por urimet nuk munguan nga kolegë e fansa të saj.

Mes komenteve ra në sy edhe ai i 37-vjeçarit, i cili shkroi: “Zemra e mbushur plot, ëmbëlsi”. Menjëherë pas këtyre fjalëve, nuk vonoi as përgjigja nga këngëtarja: “Të dua! Dhe e dua këtë njeri të vogël që tani!”

Këtë lajm e konfirmoi edhe Aley, i cili publikoi në rrjete sociale postimin e Halsey-t shoqëruar me figurat e dy zemrave. Gjinia e fëmijës nuk dihet ende, por pritet të zbulohet në javët në vazhdim.

Image

Më herët, 26-vjeçarja ka treguar se ka pësuar një abort dhe këtë periudhë e ka përjetuar shumë keq.

Sipas “Healthline”, ylberi në përshkrimin dhe në veshjen e saj kanë një domethënie: lindja e një fëmije të shëndetshëm pasi dikush ka humbur një fëmijë për shkak të abortit ose vdekjes që ndodh sapo vjen në jetë. Pra ky simbol ka për qëllim që të tregojë se ylberi shfaqet pas një periudhe të errët ose stuhie.

Dyshimet për një romancë mes dyshes nisën në fillim të këtij muaji, kur Halsey publikoi një foto të partnerit në Instagramin e saj. Megjithatë ata nuk kanë folur ende publikisht për statusin e tyre dhe si ka lindur romanca.

Më herët Halsey ka qenë në një lidhje me G-Eazy dhe ndarja e tyre ishte shumë e bujshme. Më pas ajo pati një romancë me Yungblud dhe aktorin Evan Peters. Por këto lidhje dashurie nuk zgjatën shumë dhe siç duket Halsey ka gjetur veten tek Aleey Aydin.

Këngëtarja hoqi dorë nga shkolla në moshën 19-vjeçare dhe tashmë i është rikthyer studimeve të drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat