U martuan në fshehtësi, aktori i famshëm paraqet kërkesën për divorc nga bashkëshortja rreth 33 vite më e re

Bota e Yjeve

U martuan në fshehtësi, aktori i famshëm paraqet kërkesën për divorc nga bashkëshortja rreth 33 vite më e re

Më: 28 janar 2021 Në ora: 12:54
Tim Robbins dhe Gratiela Brancusi

Tim Robbins është ndarë nga bashkëshortja e tij shumë vite më e re, Gratiela Brancusi. Aktori paraqiti kërkesën për divorc nga Brancusi të martën, pasi u martuan fshehurazi.

Nuk është ende e qartë periudha kur ish-çifti u martuan, ndërsa nuk kanë fëmijë së bashku.

Çifti raportohet se u lidhën në shkurt të vitit 2018, pasi 62-vjeçari e mori Brancusin në premierën e shfaqjes së tij “Here and Now”.

Ndërsa u takuan për herë të parë në kompaninë e Robbins, “The Actors’ Gang”, ku Gratiela ishte koordinatore e marketingut dhe Tim është drejtor artistik.

Tim mendohet se është rreth 33 vite më i madh se Gratiela, e cila u diplomua në Universitetin e Bukureshtit në vitin 2012, sipas LinkedIn.

Kjo do të thotë se Gratiela Brancusi është në të njëjtën moshë me dy djemtë e aktorit nga martesa e mëparshme me Susan Sarandon, Robbins Jack Henry, 31 vjeç, dhe Miles Guthrie, 28 vjeç.

Robbins ka qenë i martuar për 23 vite me ish-bashkëshorten, Susan Sarandon me të cilën u takua gjatë xhirimeve të filmit “Bill Durham” në vitin 1988.

Çifti i dhanë fund martesës në dhjetor 2019.

Sarandon gjithashtu ka edhe një vajzë, Eva Amurri Martino, 35 vjeçe, nga lidhja me regjisorin Franco Amurri në mes të viteve ’80.

Gjatë lidhjes së tyre, Robbins dhe Brancusi u panë disa herë së bashku, përfshirë edhe gjatë një loje hokej në dhjetor 2019 ku ishin gjithashtu djali i Robbins, Miles, dhe Amurri Martino dhe fëmijët e saj, Marlowe dhe Major Martino.

Robbins e ka mbajtur jetën e tij private, ndërsa në një intervistë për People në tetor 2019 tha se i mbështet fëmijët nëse do kërkonin të bënin karrierë në industrinë e argëtimit.

“Është e vështirë, është mjaft e vështirë për çdo individ,”- tha ai në atë kohë. “Sidomos kur të dy prindërit tuaj janë fitues të Oskar.”

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat