Georgina dhe Cristiano thyejnë rregullat e Covid-19, ja çfarë rrezikojnë

Bota e Yjeve

Georgina dhe Cristiano thyejnë rregullat e Covid-19, ja çfarë rrezikojnë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 17:09
Georgina dhe Cristiano

Georgina Rodriguez festoi ditën e djeshme 27-vjetorin e lindjes dhe për këtë datë të shënuar mori një surprizë shumë speciale nga partneri i saj, Cristiano Ronaldo. Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e fundit të Juventusit dhe në këtë mënyrë shfrytëzoi rastin për të surprizuar partneren e tij për ditëlindje.

Çifti i famshëm udhëtuan bashkë drejt një vendi turistik në Itali, për të shijuar dy ditë pushime në një  resort luksoz. Këtë gjë e dëshmoi edhe vetë Gerogina përmes një postimi në Instagram, i cili nxori zbuluar çiftin e famshëm që kanë thyer rregullat e Covid-19. Vendi në të cilin ata ndodhen aktualisht është ende pjesë e zonave portokalli, që do të thotë se lëvizjet jashtë saj nuk lejohen, duke përjashtuar çështjet e punës.

Georgina e fshiu menjëherë postimin në Instagram, por imazhi u ruajt nga shumë media italiane.

Image
Georgina dhe Cristiano

“Gazzetta dello Sport” tha se Ronaldo dhe Rodriguez kaluan mbrëmjen e së martës në një hotel dhe bën një xhiro në borë mëngjesin tjetër, para se të ktheheshin në Turin. Në bazë të rregullave të Italisë, çifti nuk duhej të ishte larguar nga Turini dhe kështu të dy ata rrezikojnë të gjobiten me 400 euro.

Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo përfshihet në një çështje të tillë, sepse në muajin tetor ai u kritikua që udhëtoi në Portugali ndërkohë që Juventusi ndodhej në izolim për shkak të dy rasteve pozitive me Covid-19. Më pas futbollisti rezultoi edhe vetë pozitiv dhe u detyrua të kthehej në Itali për të kaluar 2 javë në izolim në shtëpi.

Image
Georgina dhe Cristiano
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat