Fansat e “The Masked Singer” kërkojnë që Rita Ora të largohet nga shfaqja

Bota e Yjeve

Fansat e “The Masked Singer” kërkojnë që Rita Ora të largohet nga shfaqja

Më: 29 janar 2021 Në ora: 19:07
Rita Ora

Tashmë në rrjet është bërë bujë e madhe që Rita Ora ka thyer rregullat antiCOVID-19.

Jo vetëm që po akuzohet për një veprim të tillë, këngëtarja e njohur kërkohet të largohet edhe nga një emision, shkruan Mirror.

Është “The Masked Singer”, ku Rita është pjesë e jurisë, derisa flitej që ajo pagoi për të qenë pjesëmarrëse.

Tashmë fansat e po të njëjtës shfaqje po kërkojnë që ajo të largohet, pasi janë të zhgënjyer nga festa që ajo bëri në mes të pandemisë coronavirus.

Në rrjetin social Twitter kanë shpërthyer komente duke kërkuar që Ora të mos jetë më pjesë e shfaqjes, pasi nuk arsyetohet veprimi saj i mëparshëm.

“Rita duhet të largohet nga The Masked Singer, pasi theu rregullat”, kishte shkruar një komentues.

Theksojmë se këngëtarja kishte organizuar festë për ditëlindjen e saj, derisa shumica e popullsisë po qëndronin të izoluar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat